Ushtarët e Misionit të NATO-s, KFOR-it, të enjten, kanë zhvilluar një stërvitje me helikopterë me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe trupave tokësore në Kampin Villaggio në Pejë.
“Përmes këtyre aktiviteteve, të fokusuara në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe skenarë emergjentë, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin situacional, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
